Mos më kërko në janar
Se do t’mbyllem në çati
Do t’luftoj unë me acar
Dhe dimrit t’i rri karshi.
S’do t’më gjesh as në gusht
Se në det do t’jam me valët
Ta freskoj zemrën e prushtë
Mu dogj kur i hëngre fjalët!
Nuk do të jem as në vjeshtë
N’mes gjethesh do të tretem
Të më gjesh është e thjeshtë
Akull n’zemër do të mbetem!
Mos më kërko as lart n’qiell
Të betohem, do t’pendohesh
Për rojë t’trupit kam një diell
E lehtë mund të përvëlohesh!
Në ylber do të jem një ngjyrë
Nëse mundesh merre njëren
Të më dallosh e ke vështirë
Po mundohu, gjeje mënyrën!
Dhe atje po nuk më gjete
Do t’kem ikur bashkë me erën
Kam hjekur dorë prej kësaj jete
Tek atëherë do ma dish vlerën!