Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritNJË POEZI E LASHTË NGA ILARIA GIOVINAZZO (ITALI)

NJË POEZI E LASHTË NGA ILARIA GIOVINAZZO (ITALI)

laria Giovinazzo ka lindur në Romë në vitin 1979. Është diplomuar në Letërsi, specializim antropologjik me një tezë në Historinë e Feve. Është terapiste e artit plastik figurativ dhe Profesoreshë e Letërsisë dhe Historisë së Artit në shkollat e mesme.
Ka botuar romanet e mëposhtme:

  • Shpirtra të humbur (Effedue, 2001)
  • Nuk mund të të lë të ikësh (Prospettiva, 2005)
  • Gra të fatit (Besa, 2007)

si dhe përmbledhjet poetike:

  • Si një lule zambaku” (Ensemble, 2020)
  • Simetria e trupave (Ansambli, 2021)
  • Feja e bukurisë (PeQuod, 2023)

Në vitin 2022 botoi edhe librin e ilustruar për fëmijë: “Vita. 10 gjëra të rëndësishme” (Fuorilinea) ndërsa në vitin 2023 kuroi pllakën muzikore botuar nga Ensemble në eventin “Simfoni Poetike. Koncert me tela dhe frymë” ideuar dhe drejtuar personalisht prej saj.
Ka përkthyer nga anglishtja poezitë e mistikes kashmire Lal Ded në vëllimin “Dritë e pastër. Këngë mistike të shaivizmit kashmiri” (Jouvence 2024). Poezitë e saj janë botuar në antologji, revista të njohura dhe bloge letrare:
De sur a sur, Atelier, Metaphorica, Transiti Poetici, Formafluens, Inverso Giornale di Poesia, La Bottega della Poesia de La Repubblica, Centro Cultural Tina Modotti.
Ilaria ka marrë çmime, përmendje dhe certificata nderimi në konkurse të ndryshme, duke përfshirë Çmimin Ndërkombëtar për poezinë e pabotuar “Ossi di Seppia”, çmimin “Arti në Vargje” si dhe çmimin Lorenzo Montano.
Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhët: anglisht, spanjisht, boshnjake, arabisht dhe bengalisht.

(një poezi e lashtë)

Po të mundesha, do t’i përqafoja të gjitha
të dëshpëruarat
të dorëzuarat
Sytë e lodhur bosh nga kuptimi
flokë të shpupuritur, makijazh i llangosur,
duke shtyrë karrocat ushqimore
pa gëzim,
të mësuara me kompromisin
të shkëputura nga vetvetja
të tkurrura për të gërvishtur koret e një ekzistence jo më e tyrja.

Do t’i përqafoja të gjitha
këto femra fantazma
statuja të jetës,
që buzëqeshin për mirësjellje
teksa fshehin hijet
e heshtin humnerat!

Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT