Wednesday, October 16, 2024
BallinaVitrina e libritLindita Prenga-T'pathënat e mija

Lindita Prenga-T’pathënat e mija

I rradhita fletët e tua i dashur ditar
brenda tyre shkrova, të pathenat e mija.
Fjalë që kurrë su dëgjuan meteor që nuk jan më
qendisa mallin, e zemres që veq un e dija.


Vitet e mblodhen, nektarin shpresëdhënës
koha të gjitha mbresat, i hodhi në bollshmërinë tënde.
Ererat frym’ëmbla, nga veriu mbreslënës
i ndërthuri me ylberin, nën petkun e asaj hëne.


Brenda teje është, shpirti im i përmalluar
diku një ndjenjë, një plagë, një dashuri.
Diku tjetër, një brengë, e një shpirti të trazuar
diku nje mall i largët, i thurur në melodi.


Ndoshta më je zemëruar, për shumçka e di.
ndoshta kam gabuar, koha le të flasë.
E mira dhe keqja u bënë prush e hi
zemërimin peshërëndë pa emër se lashë.


Mëshirmin në vetevete e ruaj në zemrën time
në fletët e tua, mbledh flladin e dashurisë.
nga e zeza në të bardhë, loz melodi imtime
themelosur emër-shpresën, si flladanjë e lumturisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT