Wednesday, October 16, 2024
BallinaVitrina e libritMinivere Muja Maka -KRYEFJALË

Minivere Muja Maka -KRYEFJALË

Të shoh në diell e hënë
në sofër buke
në mes luftrash
e flakërimesh
betejave të përflakura


Kryefjalë
e shtigjeve të mia
rrufeve në perëndim
në lutje të amshimit
në shtratin e miklimit


Kryefjalë
të shoh në ujëvarë
në netët pa gjumë
në vello të nuses
e dasëm me flamur


Kryefjalë e shekujve
ecur mbi plagë
rritur mbi varre trimash
ngritur në bedena


Kryefjalë
me këngën ninullë
veshur me tirq
plis e xhamadan
Kosova ime
KRYEFJALË

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT