Wednesday, October 16, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -BABAI JETOI ME FRIKË

Murtez Asllani -BABAI JETOI ME FRIKË

Ishte kohë e trazirave
Dhe ato s’pushonin aspak,
Vështirë ishte të jesh burrë
Se të dërmonin dajak.

Kërkonin të holla e pushkë
Që t’u dorëzohen menjëherë,
Babai ishte i varfër
Dhe kujtohej përherë.

Të nesërmen e ftuan në bisedë
Dhe e pyeten gjithçka në jetë,
Babai u kthye në shtëpi
S’dinte çka t’bëj as vetë.

S’dinte kujt t’i ankohej
Për të gjetur shpëtim,
Ishte kohë e torturave
Për babain dhe popullin tim.

Ishte plakur i shkreti
Dajakun s’mund ta duronte,
Vendosi një ditë të shkojë
S’e këtu askush s’i ndihmonte.

Shëtiti kudo në vend,
Por nuk gjeti shpëtim
U detyrua të shkojë n’polici,
Ku e pritnin me padurim.

U kthye natën vonë
Në shtëpinë e vjetër
E kishin zbutur dajak
Si asnjëherë tjetër.

Eh,kohë të vështira
Populli im kaloi
Nga regjimi famëkeq
Shumë të këqia përjetoi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT