Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritAnila Kodra-PA MË PUTHUR MOS SHKO

Anila Kodra-PA MË PUTHUR MOS SHKO

Mos ik,
asnjëherë mos shko larg,
mos guxo të largohesh pa më puthur,
se tretem në dëshirën tënde,
si gërmat në çdo varg.
Shkrihem etjes së mallit të dashurisë,
jam si një lisharës i lëkundur.


Ti më deh,
dhe unë ende nuk e di,
se si, ti e bën këtë.
Por di që nuk jam zgjuar,
çdo çast sonanbul jam,
vargonj ëndrrash ma krehin shpirtin,
e s’dua të zgjohem më.
Mes qiellit e tokës,
jetoj unë dhe ëndrrat që kam.


Drejt qiellit fluturim,
më shkon si një zog,
dhe më arratiset shpirti,
dhe brënda vetes time
më vlon një dëshirë,
herë e fjetur herë e marrë.
Ndaj mos ik larg,
ose mos shko askund,
pa më puthur asnjëherë ti.
S’të kam treguar ,
pa ty dita shkon zvarrë,
si një i dehur ose i marrë.


Pa më puthur mos shko,
dhe e di mirë që këtë,
kurrë s’ta kam thënë,
Se pa puthjen tënde të mëngjesit,
dita ime nuk frymon,
është si një pezhishkë merimange ,
pa shpirt si një gjethe e rënë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT