Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritLanda Duka Molishti-MOS QAJË BIJA IME!

Landa Duka Molishti-MOS QAJË BIJA IME!

( Çast i hidhur frymëzimi!…).

Mbrëmë, kam qarë, atdheu im,
Kam qarë, si kurrë ndonjëherë më parë!…
Kur më postuan një foto të vendit tim.

Dje, shumë u pikëllova,
Gjer në trishtim! ….
Shpirt e gjak, kam edhe unë, o babai im!…

Ta marrë dreqi, ta marrë, këtë jetë emigrimi….
Si mund të bëhem e fortë?!!!
Përballë fotos, kur ty të të shoh “kokën ulur”, si?!

E dobët u tregova,
S’munda dot, të kontrolloja mërzinë,
Të zotëroja mendjen!
Shpirti i zhuritur, më dogji për Nënë Shqipërinë.

Fjalët në gushë m’u përpijnë,
Në buzët, që më dridheshin,-në errësirë!
Në vesh më pëshpëriti një zë burri, zë kumbues!:
Mos qajë bija ime!

Qëndro, lufto, me motrat dhe vëllezërit shqiptarë,
Pa frikë, -si trimëreshat dhe trimat çlirimtarë!…

Qëndroni e luftoni pa ndalë, deri në fitore!…
Për një Shqipëri të RIBASHKUAR, të barabartë dhe të përparuar!…
Ishte zëri i babait tim, Spiro Duka, Veteran anti-fashist, gjatë L. A. N. Ç-re.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT