Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani -Çdo gjë…!

Teuta Beqari Osmani -Çdo gjë…!

Çdo gjë është shtrëmbëruar
Çdo gjë është përmbysur
Të paktën kështu më duket mua
Të paktën këtë kam përjetuar
Nga ajo botë ku kish disiplinë
Rregull, edukatë e kulturë
Në këtë botë ku s’bëhet fjalë
Për asgjë nga këto, si më parë!


Kemi frikë të flasim lirshëm
Të dalim e të shijojmë lirinë!
Kemi frikë të t’i kundërvihesh të ligut
Fjalës së keqe, akuzës dhe mohimit!
Kam frikë të marr frymë lirshëm
Por me maskë kudo jo më prej pandemisë
Po prej hashishit që pijnë
i madh e i vogël, brënda e jashtë!
Kemi frikë të ushqejmë fëmijët
Me çfarë?!- përveçse çfarë ka në treg
E dietologët, nutricientët, doktorët
Shkenca, e eksperomentet, tregpjnë
“Të mos hajmë asgjë nga ‘to”!


Nuk di si ta përcjellë fëmijën
Me barkun të mbushur me toksikë foods
Apo në shkollë të hajë vaktin
Ku ka vetëm ushqim të konservur’!
Ku ka vetëm pica, e fastfoode të pashëndetshme
E në supërmarket nuk di se çfarë të psonis
Asgjë pa, por me përmbajtje sheqeri
Por as një gjë që dimë se nuk ka sheqer
E prapë ka më shumë kalori si asnjëherë!


Çdo gjë është bërë e padurueshme
Izolimi brënda prej shoqërisë së frikshme
Prej kompjuterave, prej motit, prej aksidenteve
Nuk ka asgjë të jemi e qetë e e pa stres
Si të përballemi me luftën që na bren brënda nesh!
Kundër çdo gjëje tani e jo si më parë
Që vërtet nuk kishim asgjë e as mall
Por kishim shëndetin, sigurinë e lumturinë
Që fëmija im kurrë s’e ka parë !


Çdo gjë është shtrëmbëruar
Si ai hekuri që e lë në zjarr për ta drejtuar
E merr formën më keq, nga rrahjet pa fre
E të jomirë interpretuara, si një film
Që po ta shihja atëhere, do qeshja me ironi
Si sot që po shkruaj këtë poezi
Si një gjë të pavlerë, por që godet…, godet!!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT