Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MIQTË EDHE ARMIQTE

Valbona Kolaveri-MIQTË EDHE ARMIQTE

I pashë në sy
Tē gjithë,
Miqtë ,
Edhe armiqtë


Nën silueta
Të perhumbura larg,
Mes heshtjes së plotë
Nënteksti sypërulur i miqve,
Më dha forcë


Se do të kish biseda
Më përtej se kaq,
Edhe nëse shpirti ynë
Po grindej pabesisht,
Se miqësia jonë
Qe më e fortë


Qe më e hekurt ,
Se shigjetat ironike
Me nënqeshje patetike
Të një armiku,
Që si dridhet qerpiku,
Gjithmonë i gatshëm
Për një luftë të ftohtë


Aureolë energjie të pistë,
Që kudo që të godet
Të pret brisk,
Dhe vërtit gjithandej
Ortekë pabesish
Krenarish,
Të papërthyeshëm
Egërsishë


Dhe se këto ,
Nuk do dinë të na mundin
Kurrë


Se vështrimi i miqësisë
Qe më përtej,
Urrejtjes së gjatë
Të armiqësisë ,
Që s’guxoi kurrë
Të falë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT