Sunday, December 1, 2024
BallinaLajmePolicia e Kosovës kapë kokainë në vlerë rreth dhjetëmijë euro

Policia e Kosovës kapë kokainë në vlerë rreth dhjetëmijë euro

Policia e Kosovës respektivisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik DHTN, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore me datë 29.10.2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graqanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro).

Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :

  1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
  2. Një veturë,
  3. Para kesh 200 euro dhe
  4. Një telefon celularNë lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT