Ambasadori i Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier ka zgjedhur fjalët më të mira pasi pa dokumentarin e trajnerit të xhudos Toni Kuka.
Ai ka thënë se ishte përkushtimi i Kukës që e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale
“Frymëzuar nga filmi dokumentar SENSEI: Driton Toni Kuka, Made in Kosova, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”. Ka shkruar Hovenier.