Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritDafina Carkanji -VAJZA DHE FLUTURAT

Dafina Carkanji -VAJZA DHE FLUTURAT

Vjeshta në të dalë
Ditët e fundit po kalon,
Një vajzë syri më pa
Mes fluturave po gëzon.


Si të qe ditë pranvere
Aq shumë flutura ishin,
Vajzës i bënin shoqëri
Bashkë me gjethet që binin.


E s’mund të ndodhte ndryshe
Në kulmin e gëzimit vajza,
Këndonte dhe kërcente
Deri sa e zuri nata.


Atëherë u larguan dhe fluturat
U përshëndetën me atë vajzë,
Ato nëpër guva u strukën
Atë po e priste i dashuri i saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT