Monday, December 16, 2024
BallinaVitrina e libritLola Shehi-ARRATISJE NË SHI

Lola Shehi-ARRATISJE NË SHI

Buzëqeshjen e bëra shajak dhe e vesha t’më mbajë ngrohtë
K’të mbrëmje të vonë vjeshte bën kaq ftohtë e papushim rigon shi
Dritat e bulevardit me shiun e imët m’turbullojnë shikimin
Frenat e mendimeve s`i mbaj dot në kontroll, arratisen tek ti

.
Njëlloj si mendimet, arratisen e rebelohen llampat mbi kruskot
Fshirësja bën kryeneçen e lëviz si e mpirë
Fryma mbi xhama, kondensohet e shndrrohet gati në lot
Ky trafik i mallkuar që duket se s’do mbarojë deri në të gdhirë.


Makinat në bulevard ngjitur e shtrënguar, ngjajnë si oqean
Pa prekur në tokë, u kalon çati më çati
Qielli si për inat shkrepëtin, gjëmon e turfullon
Një vetëtimë gjarpëroshe m’zjarrmon mollëza e sy.


Ky qiell i rebeluar mallin ma zgjon
Më kujton Ty, po s’më sjell Ty…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT