Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana -Bora duket se qan

Korça Bibjana -Bora duket se qan

Ra fjolla e parë si një pëshpërimë,
dhe toka heshtazi veshi mantelin.
Nuk di pse, por era më solli kujtimin
e një heshtjeje, që përflaku shpirtin.


Në rrugën e mbuluar me petale akulli,
hapat e dikurshëm tingëllojnë bosh.
Një shpirt i humbur mes bardhësisë,
më ngjan se është faji yt që u bë stinë.


Sigurisht, kjo ngricë e thellë ka një zë,
zë që vjen nga humnerat e së shkuarës.
Si mund të shpikej harresa, pyes veten,
kur dhe bora duket se qan në rënien e saj?


Ti ishe pranvera që më mashtroi me lule,
e tani një dimër i ngrirë ndjek hijen tënde.
Çdo fjollë bie si një shkrirje e përhershme,
duke mbuluar fushat ku dashuria flinte dikur,ëmbël

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT