Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-VENDI I Çudirave …

Gjelina Maçi Keci-VENDI I Çudirave …

Vendi i çudirave,
Ku streha e zemrës pikon dhimbje
Nga fara e dreqit të mallkuar ,
Ulur këmbkryq në tavolinën e varfërisë
Të moshuarit, të jetimit e të fëmisë .


Vendi i çudirave,
Ku njeriu shitet për pasuri
E hajnia bëhet sëmundje ngjitëse
Pjellë e tyre lugetër të pangishëm
Që vrasin shpirtin shenjt për së gjalli


Vendi i çudirave,
Ku në mbremje bie të fle si të tjerët
Të nesërmen zgjohet pasanik,
Zot i Dheut dhe i detit,
As tokë per varret, s’po lanë per te mjeret …


Vendi i çudirave,
Ku ferri është bosh,
Mëkatarët janë mes nesh
Të graduar në frone të larta.
Stinët tona i kaplon dimri
Me ditë të acarta


Vendi im,
Neser dritë e shpresës
Në këtë kohë çudirash
Besim e shkelqim do t’i jap jetës
Me valle ëndërrash e dëshirash …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT