Lulebozhuret
E gjithë e hëna të përket ty
Veçanërisht kjo e hënë
Eci ngadalë drejt oborrit tim
Lulet në dorë më rrinē kokëposhtë
Gjithmonë të bardha
Ah, lulebozhuret rrëzojnë ndonjë petal
Duke dalë nga porta e zemrës që digjet zjarr
!
E sotmja s’është më e mërzitshme gogla fati hidhen krejt qejf
Ndodhi të vogla dhe fjalë të thëna fshehin skenarë të mëdhenj dashurie
Tek rrijnë ndër ca hije me zili nuri e hijeshie
Ti kalon në rrugën ku bashkë flasim
Lulebozhuret të luajnë muzikë takimi
Unë nuk jam e mërzitur, jam e bindur as ti,
Është e hëna jonë me fytyrë dielli e kokë qielli
Ora e lules ka ndalur midis nesh si pengmarrëse
Mendimet e mira po shpërthejnë në korije të pashoqe
Eh, lulebozhuret e çelura, e vonojnë mbylljen e bohçes
Unë me shumë dëshirë sjell bollëk e shpërthim të zjarrtë
Sonte dielli vonë do perëndoj, të na japë mundësinë
E një dashurie që kurrë nuk shuhet por ndizet,
Të na japë mundësinë e një ribashkimi të plotë e të gjallë për gjithë jetën
Dashuritë e mëdha jetojnë edhe pas vdekjes!