Sot në Kosovë do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe njëkohësisht priten ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa po ashtu priten edhe reshje të pakta shiu e bore. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk parashihen reshje në tërë territorin. Do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja, ndërsa temperatura maksimale parashihet vetëm 6 gradë Celsius.
Në Shqipëri më shumë reshje dhe më shumë vranësira të dendura, sidomos sonte gjatë natës, ndërsa gjatë dites priten alternime mes vranësirave e intevaleve kohore me diell, por po ashtu priten reshje sporadike, lokale. Në viset malore reshje bore kalimtare.
Reshje lokale priten edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore dhe më pak e rrallë në Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.
Nga e marta na pret mot me ndikim “absolut” anticiklonik. Për shkak të ekspansionit masiv të anticiklonit Siberik dhe bashkimit të tij me anticiklonin Atlantik nga Azoret do të vazhdojnë të fryjnë vazhdimisht erëra të ftohta nga veriut, por gjatë dites temperaturave del në “plus”. Ciklonet do të jenë larg në Mesdhe dhe më shumë gjasa për borë do të ketë Evropa pas disa ditëve e më pak viset tona, megjithatë gjasat janë që rikthimi i dimrit të na sjellë edhe borë, por jo në një të ardhme të afërt../MeteoBallkan