Monday, March 17, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Vallëzojmë...

Armenida Qyqja-Vallëzojmë…

Vallëzojmë me sytë e lidhur
Në dy skaje të skenës
Dhe sinkronizojmë hapat duke përgjuar
Frymëmarrjet e njëri-tjetrit…
A s’tha Shekspiri se bota është teatër?!

Ata prapa skenës mundohen
Të na ngatërrojnë sa shumë,
Ndryshojnë muzikën sapo kordinohemi
Dhe qeshin, bashkë me spektatorët,
Diçka shpotisin për planet dhe Zotin që qesh..
.
Ata qeshin, jo Zoti!
Ai është brenda therjes së shpirtit
Dhe vetë durimit…
“Dhe pak” i thotë shpirtit, “edhe pak!”
Ai s’e braktis kurrë dashurinë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT