Monday, March 17, 2025
BallinaVitrina e libritGani SKURA-ABDYL FRASHËRI

Gani SKURA-ABDYL FRASHËRI

U hap lajmi vetëtimë,
ku len dielli e ku perëndon,
Abdyl Frashëri le Stambollë,
drejt Prizrenit po udhëton.

Këmb’ e tija s’çik në dhe,
ecën sikur fluturon,
çan përpara si shigjetë,
si rrufe që përvëlon.

Balli i tia madhështor,
vijash të thella i vranuar,
mjekra si dëborë e bardhë,
porsi re gjoksit lëshuar.

Sytë xixa i lëshojnë,
zemra i rreh si çekan,
gjuh’ e tij prej dipllomati,
armë e ngrehur për vatan.

Shpirti i tij aq bujar,
me tallaze i trazuar,
nga hallet e mëmëdheut
që vuan i robëruar.

Ndal i tha shtrigës së Stepës,
dhelprës plakë, EUROPËS,
bijtë e Shqipes nuk kan vdekur,
mblidhni mirë ju ment e kokës!

Menjëherë lëshoi kushtrimin,
burrat në kuvend i mblodhi,
për të mbrojtur mëmëdheun,
gjaku lumë sërishmi rrodhi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT