Më quejni si t’ doni…
E çmenduna poete
Natë e zymt pa hanë
mbshtjellun hiresh t’ saj
belbzon dashuruem n’ heshtje
Dallgëtërbuemja nër dete,
Sirenë e bukur mbete
Me vini emna e pseodonime pafund
Gjemb trandofili po deshet,
Packa aromen e tij meje shkund
Le t ‘dukem si gjeth i zverdhun, i thatë
Edhe pse honesh çel mijra bisqe,
qelizash kundermoj aromëjete , pikoj mjaltë
Edhe n’vyshkje vij rma e artë se artë
Prap mos hezitoni ,thuajni u dalldis e mira grue
Moshës vjeshtake t’ saj, prapë trup e ftyrë
i shndrijn pasqyrë
Ajo,majën e penës, prore mushtit t’zemres ngjyen
Ani se ndodh, symjegulluemt egoist
vec fjalë n’ tym kanë
S’ din me dasht,
Humbun mrena vedit notojnë
Ani ndasht!