Për këtë gjuhë të ndritësuar
Ëmbël flas me zë të lartë
Pa u trembur, pa u frikësuar
Gjuha shqipe është e artë.
Kur këndoj në gjuhë të nënës
Këndoj me zemër dhe me shpirt
Në kupë të qiellit, afër hënës
Shkronjat shqipe bëjnë dritë
Shkronjat e arta vargëzuar
Në çdo notë shpirti këndon
Për këtë gjuhë të bekuar
Zëri im veç shqip jehon.
Kur qendis vargun me shkronja
Qiellit fluturon shqiponja
Nuk lejoj gjuhë të tjera
Dua shqip të lulëzojë pranvera
S’më shkon zëri në gjuhë të huaj
Amanetin dua ta ruaj
Ku jam lindur e jam rritur
E mbroj gjuhën n’kombin e ndritur