Saturday, March 29, 2025
BallinaSportSkuadër e frikshme, ja si do të rreshtohet Juventus me Tudor (FOTO)

Skuadër e frikshme, ja si do të rreshtohet Juventus me Tudor (FOTO)

Do të nisë këtë mëngjes në “Continassa” aventura e tretë e Igor Tudor te Juventusi, pas së parës si futbollist dhe së dytës si bashkëpunëtor teknik në stafin e Andrea Pirlos, në sezonin 2020-2021. Duke filluar nga seanca e tij e parë stërvitore si trajner i bardhezinjve, ajo e sotmja, ish-mbrojtësi kroat do të ketë pesë ditë të plota për të përgatitur ndeshjen e tij të parë, e planifikuar të shtunën, në orën 18:00, kundër Genoa.

Një javë e plotë është një periudhë e çmuar për trajnerin e ri të “Zonjës së Vjetër” për të menduar se cilin formacion do të hedhë në fushë në debutimin e tij në “Allianz Stadium”. Çështja e parë është me sa lojtarë në mbrojtje.

Ai preferon linjën me tre dhe përgjigjet nga seancat stërvitore në “Juventus Training Center” do ta ndihmojnë të kuptojë nëse mund ta aplikojë që nga fillimi. Pavarësisht kufizimeve në ndërtimin e lojës, Federico Gatti është kandidati kryesor për ta udhëhequr prapavijën nga qendra, me Pierre Kalulu në të djathtë dhe Renato Veiga në të majtë.

Zakonisht Tudor rreshtohet me një 3-4-2-1, por shpesh e ka ndryshuar në 3-4-1-2 në varësi të lojtarëve në dispozicion. Nuk ndryshon shumë. Dusan Vlahovic, që shënoi mbrëmë me Serbinë, do ta shohë më shpesh fushën. Madje do ta bëjë këtë edhe në bashkëpunim me Randal Kolo Muani, ose pranë tij, ose disa metra më prapa./Orainfo/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT