Monday, March 31, 2025
BallinaSportUEFA heton katër lojtarë të Real Madrid për sjellje të pahijshme

UEFA heton katër lojtarë të Real Madrid për sjellje të pahijshme

UEFA ka hapur një hetim ndaj katër yjeve të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, për shkak të dyshimeve për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së fazës së 1/8 të Champions League kundër Atletico Madrid.

Dy sulmuesit kryesorë të Realit, si dhe mbrojtësi Antonio Rudiger dhe mesfushori Dani Ceballos, mund të përballen me ndëshkime para ndeshjes së parë çerekfinale kundër Arsenal më 8 prill.

Një inspektor i Etikës dhe Disiplinës në UEFA është caktuar për të hetuar akuzat për sjellje të pahijshme nga lojtarët e Real Madrid CF,” thuhet në deklaratën e organit drejtues të futbollit evropian.

Mediat spanjolle kanë raportuar se lojtarët e Real Madrid po hetohen për mënyrën se si festuan pas fitores.

UEFA dhe Real Madrid nuk kanë dhënë ende ndonjë koment për këtë çështje.

Real Madrid, kampion i pesëmbëdhjetëfishtë tituj dhe mbajtës aktual i trofeut, e kishte eliminuar rivalin e qytetit, Atletico pas penalltive në “Metropolitano” më 12 mars, pasi ndeshja në total kishte përfunduar me barazim.

Nata ishte mbyllur me debat e polemika pasi sulmuesit të Atletico, Julian Alvarez, i ishte anuluar një penallti gjatë serisë së gjuajtjeve për shkak se dyshohej se e kishte prekur topin dy herë./RTK

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT