Monday, May 19, 2025
BallinaLajmeE rëndë: Gruaja në Podujevë në gjendje të rënduar tenton të ngufasë...

E rëndë: Gruaja në Podujevë në gjendje të rënduar tenton të ngufasë katër fëmijët e saj

Një grua e moshës rreth 40 vjeçare po dyshohet se ka tentuar të ngufasë katër fëmijët e saj në lagjen e Kuvajtit në Podujevë. Bashkëshorti i saj ka kërkuar menjëherë ndihmën e Policisë për të shpëtuar fëmijët, shkruan Insajderi.

Motivet e këtij akti të rëndë ende nuk janë të qarta.

Pas alarmimit të Policisë, menjëherë janë dërguar në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse të Policisë dhe një ekip mjekësor, të cilët kanë arritur të shpëtojnë fëmijët dhe t’i sigurojnë ata nga çdo rrezik.

Sipas burimeve të Sinjalit nga QKUK raportuan se gruaja ka qenë në gjendje të rënduar psikike dhe është dërguar me urgjencë në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor.

Në këtë moment, fëmijët janë në siguri dhe babai i tyre ka dhënë një deklaratë të detajuar për Policinë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar që të nisë hetimi për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”, duke siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme..Insajderi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT