Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritSetki Q. Jashari-Moj korçare...

Setki Q. Jashari-Moj korçare…

Në ballkon lozje
Moj çupkë korçare…
Serenata këndoje…
Më çmënde fare…

Sa bukur kërceje
Sa ëmbël shikoje
Më hoqe mëndjen
Më vodhe zemrën

Me ëndrën fluturoja
Çdo natë vija tek ti
Me hënën bisedoja
Derdhja mallin për ty

Rezet e hënës shaluar
Me shpirt i dashuruar
Tek krevati yt ndaloja…
Dhe ëmbël të lëmoja

Me etje puthja syt e zi
Flokët dhe buzët e tua
Të thura shumë poezi…
Të t’rrëfeja sa të dua…

Nga qielli mora yjet
Bëra gërma ngjyrë ari
Qëndisa bukur fjalët
Për ty,e imja dashuri

Në ballkon qëndroj
Me gjith yjet bisedoj
Adhurojm perëndinë
Që dhuroi dashurinë

Moj korçare e bukur
Të dua vërtet shumë
Eja shpejt moj flutur
Se m’ke lën pa gjumë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT