Nje pyetje kam për ty,
fjalë e dashur sa vlen ti?
Askund nuk e gjeta t’shkruar
sa peshë ke,me kë me të krahasuar.
Pesha ime shkon sipas vendit,
ku e nxjerr fjalen ti nga goja,
me kë bisedon ,për çfar,
Ajo është vlerë e jona.
Me një fjalë “ngre kala”,
Me një fjalë “ndërton qytete”.
Me një fjale shpeton njerezimin.
Per nje fjalë e zhduk gjithë jeten.
Kur e flasim ëmbël e butë,
fjala ka vleren shumë,
Ajo ka vleren e shpirtit,
I miri lartëson e i keqi êshtë zollum.
Fjala del nga goja e t’mirit,
ajo del dhe nga goja e t’ligut
Po të pyesesh për peshën e fjalës,
ajo ka peshën e shpirtit.