Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritFatmir Z Çitaku-NUK DESHTA TË FLAS PËR KOHËN

Fatmir Z Çitaku-NUK DESHTA TË FLAS PËR KOHËN

NUK DESHTA TË FLAS PËR KOHËN
(Kujtim për 18 Prillin 1999)

Nuk deshta të flas për kohën,
por ajo vet më foli,
si një zë që s’hesht,
kur kujtimet rrëmojnë plagë të vjetra,
e një Diell që ngroh,
përkundër ngricës që ende s’ka tretur.

Më del përpara 18 Prilli,
kur qielli rënkonte me britma e zjarr,
e ne, me plagë mbi supe,
s’kishim kohë për fjalë –
veç për qëndresë,
në baltën e atdheut të nëpërkëmbur.

Sot flasin lirë,
edhe ata që dje s’flisnin fare,
“analistët” që grinden si në treg,
e harrojnë se Pranvera që vjen,
s’është vetëm stinë –
por një shpresë që s’vdes kurrë.

Dikur ishin grumbuj kufomash,
të heshtura, pa varr,
që ne i larguam me dorë,
nga lendinat e përgjakura
ku lulëzojnë lulet sot,
me aromë të dhimbjes sonë.

Ata që shesin mend sot,
harrojnë se vendi s’rritet me lojëra,
por me sakrificën e atyre që s’janë më.
Koha mund të jetë e zhurmuesve,
por atdheu –
është dhe mbetet i shqiptarëve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT