Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritLlesh Gjoka -NESËR

Llesh Gjoka -NESËR

Nesër! Nuk do të presim më.
Në rrugën e vesuar do të ecim krahëhapur.
Të përqafojmë gëzimin që derdhet
Nga pemët e çelura të parkut.

Se kjo stinë boheme na thirri me gjuhën e saj.
Se kanë akoma sharm lulet e pavyshkura si ti.
Gjithçka lundron paqtë si një re e bardhë.
Edhe gurët nën Lis janë thinjur
Duke pritur gjatë.

Erdhi koha, nesër.
Brilantina e syve të tu më ngjan
Me një qiell tjetër kësokohe…
Ah, kemi pritur gjatë!

Bëhu luzmë dëshirash, pyetjesh si thumba të ëmbël.
Unë do të të dëgjoj i heshtur, pa fjalë.
Ti me sy kërkon të të rrëmbej si dikur.
Ajme! Nesër do të fshihemi thellë
mes pemëve në park.

Të qarat e fëmijëve tashmë kanë mbetur larg.
Këpucët e tyre janë rritur.
Sa gurët e bardhë, të lashtë jemi plakur.
Po, prapë…Nesër, s’është dita për të ikur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT