Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi -PËRTEJ HAPASH TË LAGUR

Luan Sheshi -PËRTEJ HAPASH TË LAGUR

Përtej hapash të lagur,
pellgjishte valë-ngrira,
malli si murg i plakur,
kërrusur nga mëshira..
.
Përtej hapash të lagur,
gjurmë shtegëtimesh,
muzgjet keq përflakur,
prangosur trishtimesh…

Përtej hapash të lagur,
shtërngata të dendura,
qielli rrufesh përgjakur,
shtërgata tê çmendura…

Përtej hapash tê lagur,
siluetê kreshtë-ngritur,
malli si murg i plakur,
i heshtur krejt papritur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT