Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-NOKTURNO PËR NJË VIGAN

Zymer Mehani-NOKTURNO PËR NJË VIGAN

(Në vend të homazhit për dëshmorin Isë Havolli, që u ngjit lart si mali që nuk rrëzohet)

Të thirrëm Isa, dhe Ti nuk erdhe me uniformë
Por me një qetësi që s’kish ardhur kurrë nga lufta
E the:- Mos më kujtoni me pushkën që ju kisha lënë
Por me gurin që s’e kam hequr nga shpirti.

Nuk më keni vrarë mua – tha
As dheun që e mbrojta me trup
Aty, poshtë flamurit, latë vetëm një hije
Që s’e desha më.

Ajo ishte plagë, ishte lodhje, ishte dhe rruga e fundit
Që më shpinte në liri.

Ku ke parë ti të vdesë ai që është bërë tokë?
Ai që është bërë erë e maleve të Llapit?
Ai që pushon në heshtjen e ujërave
Por që zgjat dorën përtej çdo varri?!..
.
Të pashë.
Ti u përkule mbi një gur
Dhe mendove se isha poshtë
Por unë isha lart, në krismën e parë të mëngjesit
Kur Zëri im i thërret lisat me emër.

Mos më kërko te fotografia e ngrirë
Mos m’i mat vitet me numër
Unë kam mbetur i njëjtë në këngë
Në fjalën që djali im s’e ka harruar
Në shikimin që vajza ime ia drejtoi qiellit.

Përtej vdekjes, Isa nuk hesht
Ai ecën në çdo shteg që çon te liria
Në çdo pëllëmbë ku nuk bie më plumb
Por bie një petal i bardhë, si borë në mars.

E thura këtë nokturno për Isë Havollin
Jo për të qarë,
Por për të shkruar me purpur emrin e tij
Në pergamenën që nuk digjet.
Se edhe varri,
E di tashmë…

Ku ke parë ti të varroset Drita?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT