Distria Krasniqi po tregohet fantastike në Kampionatin Evropian të xhudos.
Kampionia olimpike po i rrah një nga një kundërshtaret dhe kështu e siguroi kualifikimin në finale të evenimentit që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan “Gazeta Express”.
“Disi” ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane.
Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel.
E më herët, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në finale, Distria do të përballet me italianen Odette Giuffrida. /Gazeta Express/