Tinëzisht mora goditje,
si hije nata më zu, pa zë…
Fjala më iku nga goja,
por zemra — s’e la të vdesë!
Fala, jo nga dobësia,
po se forca ime s’është hakmarrje.
Kokën ngreha lart si mali,
edhe kur toka më thërriste të rrëzohesha.
Breshëri më goditi shpinën,
fjalë të mprehta, si thika pas krahëve,
por nuk u bëra kurrë shtrat për urrejtjen,
as kur shpirti më rënkoi në heshtje.
Në çdo plagë mbolla një shpresë,
në çdo dështim pashë një dritare.
Se unë s’jam veç mish e kockë,
jam flakë që s’shuhet, as edhe me erë të fortë