Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-E JOTJA JAM

Manushaqe Hoxha Laçi-E JOTJA JAM

Gonxhe jam, lule zambak
Rritur, me shtatin selvi!
E mbjellur për merak
E jotja jam, këputmë ti!

Kur dal më pret o djalë
Më hedh syrin kur kaloj!
Sa i dua t’ëmblat fjalë
Kur më thua:”T’dashuroj”!

Bilbil çapkën ledhatar
Unë thëllëza të kërkoj!
Pasionin tënd djaloshar
Me shpirt adhuroj!

Ti je fllad dashurie
Që zemrën ma freskon!
Ylber që del pas shiut
Dhe natyrën zbukuron!

Je i pari fllad agimi
Që sjell të bardhën ditë!
Kthjelltësia atij burimi
Ku freskoj syrin përditë!

Je engjëll perëndie
Që ka zbritur nga qielli!
Mbushur zjarr dashurie
Marrë nga ca rreze dielli!

Breg je ku unë valëzoj
Me baticë drejt teje vij!
Herë qetë, herë dallgëzoj
M’ledhaton me dashuri!

M’sjell agimet e magjishme
Rreze drite m’hedh në sy!
Me dashuri të pakufishme
Gjithmonë bashkë ne të dy!

  1. PRES TË VISH
    Në qerpik të syrit tënd
    Hapi fletët trëndafili!
    Lozonjare m’le pa mënd
    Çapkëne, gonxhe prilli!

Dua t’këpus e t’marr erë
Gushëbardhë si zambak!
Rreze dielli në pranverë
Po t’pres parmak n’parmak!

Vij me tingujt e violinës
N’nota pentagrami derdhur!
Që petalet e trëndelinës
T’jem i pari për ti mbledhur!

Bëhem breg moj sirenë deti
Ku t’ledhatohesh ti ngjalë!
Me kurorë si bijë mbreti
T’pasqyrohesh vesë e valë!

Frymëmarrje je për mua
Pa ty nuk mund të jetoj!
Dije që shumë të dua
Çdo moment për ty mendoj!

Lërmë t’pi në buzën tënde
Se nga etja jam zhuritur!
Hidhmë syrin se më çmënde
Shumë kohë të kam pritur!

Për ty bëhem dielli, era
N’fletët tua të ndaloj!
Po t’pres vashëz te dera
Ëmbëlsisht të t’përqafoj!

Falmë moj t’ëmblën puthje
Me ato buzë, ndezur flakë!
Mos m’lër në gjunjë me lutje
Gonxhe vogël, lule zambak!

Je hëna që del mbi mal
Rreze drite m’hedh në sy!
Eja me fustan t’bardhë
Gjithmonë bashkë ne të dy!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT