Wednesday, April 23, 2025
BallinaSportNëse Arsenali s’fiton sonte ndaj Crystal Palace, Liverpool e nis festën e...

Nëse Arsenali s’fiton sonte ndaj Crystal Palace, Liverpool e nis festën e titullit kampion

Pesë xhiro pa përfunduar edicioni 2024/25 i kampionatit më të fortë të futbollit evropian, Liverpool është gati për ta festuar titullin e 20′ në Premier Ligë.

Këtë punë mund t’ia thjeshtësojë sonte Crystal Palace, nëse nuk e lejojnë Arsenalin t’i arkëtojë 3 pikë, njofton Klankosova.tv.

Londinezët që do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, pritet që në duelin e sotëm mos t’i angazhojnë futbollistët më të mirë, duke krijuar situatë të favorshme që kundërshtari t’i ndalë në “Emirates”.

Por pavarësisht se çfarë ndodh në këtë përballje, nëse “The Reds” e fitojnë ndeshjen e së dieles ndaj Tottenham, atëherë do të festojnë triumfin kampional para tifozëve të tyre në “Anfield Road”.

Ky sukses e barazon Liverpoolin me Manchester United, me nga 20 tituj kampioni në elitën angleze të futbollit, raporton Klankosova.tv.

Asnjë skuadër tjetër nuk ka më shumë trofe se këta dy kundërshtarë të përbetuar, të cilët kur ballafaqohen mes vete , e përbëjnë edhe njërin prej derbive më të fortë në botën e futbollit.

Arsenal – C.Palace fillon në orën 21:00 dhe transmetohet në kanalet e SuperSport, brenda platformës ArtMotion!/Klan Kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT