Tuesday, June 3, 2025
BallinaVitrina e libritAferdita Podvorica -NË HESHTJE TË HËNËS

Aferdita Podvorica -NË HESHTJE TË HËNËS

Jo, hënë, s’të kam besuar shpesh,
ti që shkel mbi qiellin bosh dhe qesh,
vesh misteret me dritë të ftohtë,
por fsheh të vërtetat, në heshtje të kotë.

Je pasqyrë e ftohtë e netëve t’errëta,
ku puthjet thahen dhe fjalët bëhën të shkreta,
ke parë premtime që vdesin me natën,
je dëshmitare e mashtrimeve të gjata.

Sonte kam ftohtë — në shpirt e në gjymtyrë,
çdo frymë më dridhet, çdo mendim më vyshkët në fytyrë,
por prapë të pres, si një shenjtore agimin,
të lindë dielli, të ngrohë trishtimin.

Mbyll sytë e mi, të mendoj si rrezë,
ti që shfaqesh kur nuk kam shumë shpresë,
ti që s’hap gojë, por shikon çdo plagë,
hënë, je e bukur — por nuk je e ndershme në natë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT