Sunday, June 8, 2025
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti -Me vdekë për ty..

Miranda Troci Derti -Me vdekë për ty..

Kisha dashtë me vdekë për ty.
Fjalë ma të fundit porosi.
Për mu kurrë mos derdhë pikë loti.
Të pres mbi yje lart te zoti

Ktu n.ktë botë jeta asht e shkurtë.
Për me të dashtë nji jetë jam lutë.
Besë se deri n.varr të due.
Edhe në këndoftë qyqja mbi mue..

Mbi shtat tim s.du salltanet.
Dashurinë të lashë amanet.
Në rrasë gurit të puthjen ma lë.
Tretë e heshtur përgjithnë.

S.dua lule as lavdi.
Dheu s.du me më tretë pa ty.
Në përjetësi shtati mu tretë.
Në xhehnem as gjallë as vdekë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT