Pse më kot i merr ato mundime ?
e vjen troket në zemrën time,
Kur e di, që derën s’ta hap kurrë
Tek unë jo ,nuk prishet ai mur
.
Pse vjen troket, në shpirtin tim?
kur ajo rrugë nuk ka kthim ,
Mos trokit kurrë, në një derë
Kur nuk ke, të njëjtën vlerë.
Forcën e shpirti ,nuk e kupton ?
as me forcën e gurit, nuk i ngjason ,
Është e fort, sa shpellën thërrmon
Shumë bindshëm, rrugën të tregon .
Vërtetë jeni kaq të mjerë ?
Trokisni, në të gabuar derë,
Jeni bërë, për t’ju mëshiruar
Shumë shpejt,mëndja ju është larguar.