SHIHNI QARTË E LARG
Pate dhuratë një fëmi
Mos ngulmo për aq sa di
Sa më shpejt t’ i nxë ai
Vetë t’ u deshën dhjetravjeçarë
Fëmija yt radhë-radhë
Do të eci nëpër shkallë.
Herë shpejt e herë ngadalë.
Të ngjitet në të tempullit dije.
Bëj durim, kujdesu se bije.
Ca do të bëhen këngëtarë
Ca shkëlqejnë si shkencëtarë.
Ca sportistë e valltarë.
“Fëmija im nga ka ngjarë?!”
Gëxohu që ka shëndet
Ha e pi, gëzo e qesh.
Nënshtrohu fatit që ke
Mënjanë egoizmin le.
Çdo fëmijë që vjen në jetë
Ka ai dhuntinë e vet.
NXITOJ
Më frymëzoi për këtë poezi
misioni i gazetarëve-sakrifikues,
jo përfitues.
Për gjëra të bukura,
Për mirësi
Për një urim
Një fjalë të mirë
Plot dhëmbshuri
Shpejtoj
Për një ndihmë
Për një kurajo
Për një ngushëllim
Një kërkim faljeje
Zbutjen e një klithme
Nxitoj.
Për një borxh të palarë
Për një plagë të patharë
Një përqafim lënë përgjysëm
Për një premtim mbajtur
Për ndreqje dhe jo prishje
Vrapoj.
Në përkrahje të të voglit
Në mbrojte të të dobtit
Në fuqizimin e lirisë
Të së drejtës, urtësisë
Për dinjitetin e Shqiptarisë
LUFTOJ.
Më quajti dikush
“Nacionalist/e”
Ju lutem : Jo!
Padrejtësitë s’i mbuloj
Kalorës/e i/e paepur
I PAQES universale.
Fluturoj!
NUK KANË FAJ “SYZET”
( Fërkim i paqtë midis brezave)
Nënë e bir jemi të dy.
Un’ e shekullit t’ shkuar
Ti i shekullit të ri.
E djeshmja un’, i sotmi ti.
Ngjyrat janë po ato .
Secili sheh me t’ tijat sy.
Atje ku ti sheh bardhë
Unë dalloj ngjyrën gri.
Një mal rrugën zënë
Frikën ma fut në gji
Kodrën dallon përbri
Ta kalosh, zgjedh ti.
Ku un’ shoh shtegun
S’ ta mbush syrin ty.
Dridhem kur kap lekun
Shpenzon, pa një e dy.
Lehtë e ashpër debatuam
Dhe pse asnjë s’ e desh.
U grindëm dhe u pajtuam
Paqja erdhi midis nesh.
Unë gjurmët i hedh lehtë
Nuk kam dhe aq siguri.
E para s’ ta kap të tytën
Shpesh si shqot’, stuhi.
Mos ndoshta fajtore syzet
Na ngatrrojnë me dredhi?!
T’ u flakim lehtaz trillet
I ndrruam, me mirësi.
Kot provuam, u munduam
Grija për mua ngeli gri
Më kot syzet i fajësuam
Rinia mbetet po rini.
Poezi tek përmbledhja
“Fruta të pashijuara”
