Syri gri mbi retë e bardha,
po na ndjell ca pika shiu,
në mes maji plot mëdyshje,
pak freski na sjell veriu.
Herë ca rreze vapëndjellëse,
ngrohtësi gjithë bujari,
herë-herë drithërima,
na rrëqethin si për çudi.
Ngrohtë e ftohtë,herë pas here,
një mëdyshje natyrore,
duam të mesmen e artë,
por s’vendos mendja njerëzore.
