Tuesday, December 23, 2025
BallinaKulturëFilmSot është ditëlindja e aktores Rozeta Feri

Sot është ditëlindja e aktores Rozeta Feri

Rozeta Feri lindi më 29 mars 1961. Dashuria e parë për artin i vjen krejt natyrshëm, si të gjithë ata femijët kur demonstrojnë para pasqyrës me ndonjë këngë apo vjershë, kështu ka qenë edhe Rozeta Feri e cila ishte pjesëmarrëse në aktivitetet e shumta artistike të kohës për fëmijë që i takonin teatrit apo këngës, koncerte dhe këndit të vjershave, gjithnjë për fëmijë. Që në këtë moshë por edhe gjatë periudhës së gjimnazit merr pjesë në festivalin e teatrove të shkollave.Mbasi mbaron gjimnazin konkurron dhe fillon studimet në Insitutin e Lartë të Arteve për aktore. Pas diplomimit, më vonë bëhet pjesë si aktore e trupës dhe stafit të teatrit “Aleksandër Moisiu”, të Durrësit. Pas viteve 90-të ajo është shprehur se Teatri e humbi shkëlqimin, interesin dhe kështu asaj i duhet te zgjedhë një rrugë tjetër, duke filluar punë në qendrën Ndërkombëtare të Kultures, jo larg me profesionin e saj . Një zgjidhje që nuk ishte e lehtë por sipas saj duhej marrë. Më saktë pas vitit 1994 fokusohet më shumë në menaxhimin e artit. Në ekranin e filmit ka interpretuar disa role kryesisht të dyta si tek: “Dhe vjen një ditë” (1986), ne rolin e Vjollcës apo dhe tek “Vitet e pritjes” (1990), ne rolin e Helenës.Aktorja shumë simpatike e viteve 80-të, akoma edhe sot ruan dashurinë për profesionin e saj të aktrimit. Faktikisht ajo nuk ndihet se është shkëputur nga aktrimi mbasi ka qenë pjesëmarrëse në disa filma edhe gjatë viteve 2000. Si tek filmi me rregjisorin e mirënjohur Dhimitë Anagnosti në vitin 2006 – “Gjoleka djali i Abazit”; Në vitin 2009 – “Gjaksit”; dhe po në të njëjtin vit, 2009 – “Muaji i mjaltit”.

marre nga aktoret shqiptare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT