Puthjet s´do merrnin fund
U tha që në fillim,
Në praninë e valëve të liqenit
Kur rrihnin bregun me trishtim…
Në atë ditë me shi,
Të të bukurës pranverë
U vulos që puthjet
Të mos merrnin fund asnjëherë…
Dhe ja,
Në botën tjetër me risi
Që qiellit i ngjitej me furi
Ku edhe euforisë i tretej shikimi
Premtimin e fshiu e mallkuara stuhi…
Dhe pse, dhe si?
As imja botë as tjetra nuk e di
Jetës një mal sikur i ra përmbi
Kur s´u kuptua kjo dreq praptësi
Ishte një e vërtetë apo
e botës rastësi?…
Por sido e por sesi,
Gjithçka nga themeli u shkund
Siç shkundet mani në vjeshtë
Kur puthjet morën fund…
Zerja udhën qiellit
Sa herë prishet moti
I pari e ha shqiptari
S´na ndihmon as zoti
Na është këput litari…
Kur vetëtin e gjëmonë qielli
Retë derdhen mbi shqipëri
Dhe kur e pret të dalë dielli
Ere dhe shi kthehen përseri…
Shëroju e uruara shqipëri
Na mbete si plagë samari
Si nuk gjete njëherë qetësi
Të bëj gjumë rehat shqiptari…
Na ke mbetur halle madhe
Si nuk zgjodhe njëherë udhë
Të të shohim nuse sorkadhe
Të rinohesh pa patur rrudhë…
Gjithmonë shpirti po të qanë
Degë çaplyer me shumë anë
Ndaj armiqtë nuk t´u ndanë
Mish e eshtër duan të të hanë…
Ngritu njëherë si Tomorri lartë
Bëje kuvendin me burra të artë
Jepi zemër shqiponjës s´ë zjarrtë
Zgjohu nga gjumi, o vdis në baltë…
Nuk ishim si sot
Fushë, grur e misër, kishte Zagraçani
Kanale vaditës deri në qosh të Belicës
Sot është katandisur si mal Kurdistani
Tokën arabat deri te lumi i Shushicës…
Kishte gështenja, kodër me vreshtë
Këndonte bylbyli heret në pranverë
Koshat mer rush rrënkonin në vjeshtë
Në dimër, oxhakët të ndezur përherë…
Lënë batall gjithë arat e Zagraçanit
Mbytur nga gjembushkat e gomarit
Djegur nga dielli si bytha e kazanit
I vetmi shembull tokat e shqiptarit…
Dhe kur kriza na afrohet tek dera
Sikur çatisë kur s´i heqim borën
E ftohtë na duket edhe pranvera
Shkojmë e i puthim armikut dorën…