Nën petale krekoset lëndina;
Ç’di njeriu me shpirtin ngushtë?
Prej llojit t’vet i ndrron stina,
janarin veç diell e dimrin në gusht.
Ngjethë prej gjethesh mburret mali,
rrathë për rrathë, trung për trung;
Ç’pret njeriu lloji vet ta fali,
Zot në ka e krisë një luftë?
I përbuzur mbi lartësi t’furishme,
rrufe në vete është malli i t’gjallit,
në atdhe t’amshuar, me ç’ka të fisme,
e vajton lëndinën, i hakërrehet malit.
