Mall…
Vendlindje,tokë e ngrohtë
Mall pa kufi ,kam për ty
Ëmbelsi që s’gjendet askund ne botë
Më e shtrenjta pasuri.
Burim frymëzimi e energji je
Më e dashura fjalë…
Kush shpinën ty të kthe
Jetim është si fëmija pa nënë.
Ah…kurbet,fort do të godas
“Mallkue”,deri në frymën e fundit do citoj
S’na lumturuan shpirtin,vendet e dunjasë
Ndaj mallin me pasuri nuk e ndrroj.
Pritmë të vij ,të ngopem e shmallem,
me trojet ku linda.
Të hidhem në krahë të prindërve të mi,
të harroj lodhjen e hallet,
sjell alegrinë me shoqet që u rrita,
si dhe të tjerë-a ,që më lidhi poezi.
Pritmë o tokë arbnore se mall kam
Fluturim të shetis nga veriu në jug
Ngado shkela e do vazhdoj,shqipëtare jam
Traditë e zakone,kurrë nuk i humb.
Hallexhinj të dashuruar…
E thënë drejt e pa hile
Mos e merrni për të keq
Nuk shkon jeta,veç nën hije
Tu shetit e tu ba qef.
Vjen nje ditë e hallet shtohen
Ikën mosha e s’je i ri
Rriten femija,ndryshojnë zakonet
Kësaj i thonë,e shkretë pleqni.
Gishtin kokës me vënë në kohë
Me qenë shembull për fëmijë
Fukarain ,dielli s’e ngroh
N’kohë më të keqe ,je pa shpi.
Pasaniku ,në anën tjetër
Ka aq shumë,sa s’ka ç’i don
Qofshin të rinj edhe të vjetër
Lumturia u mungon.
Ku nuk ndjehet dashuria
E ngre zërin nëpër shpi
Kur punon e i ke të dyja
Të shkon jeta , mrekulli.
Tradita…
Lotet,nuk i kam ,si te krokodilit
Nga thellesia e shpirtit me dalin
Njerezit i respektoj ,kur jane gialle
Kur vdesin…bejme hallallin.
Jeta ka, dhe hatermbetje…
shpesh dhe ngatrresa
Askush perfet, nuk eshte …
Lum,kush doren zgjat…fal…
kthehet …buzeqeshja…!
As petkun (rroben)e zeze krejt vesh s’e dua
Me ngjall trishtim …
Nese te tjera ngjyre mbaj…
Nuk ma heqin lotin, as merzine.
E kam provuar nje dhimbje te madhe
Zemren e kam te copetuar
Asgje s,me beri ta harroj…vellane
As rroba e kuqe, as ajo e bardhe,
Shpirtin kam te përvëluar.
Ne festat tona te familjes
Nuk gezojme, njesoj
Dasmat, nuk i bejme pa aheng (muzike)
Por dhe lot na shkojne.
Ndodh dhe ne funerale
Dikush,ndoshta,ve buzen ne gaz lehte
Nese miqte e te ndjerit…tregojne
ndonje shaka te tij…ndonje barcalete.
Jemi ne jete te gjithe kalimtare
S’ka mort pa gaz, thuhet, s’ka dasem pa vaj
Te kemi dashuri e respekt, sa jemi gjalle
Asgje s’do marrim ne varr,ketu do i lejme.