DHE NË DRITËN E YLLIT.
Dhe në dritën e yllit
atje lart në qiell,
po kërkoj një mike
të më bëhet diell.
Po kërkoj një mike
të më bëhet muzë
mike me fytyrë drite,
zemrën ma bëre shpuzë.
Dhe tani që jam plak
mbetet e njejta dëshirë,
një shpirt që përflak
bëhet më i lirë….
Me dritën e hënës
në netët e vona
shkëlqim i jap penës
lumturohet koha.
Ti me bisht të syrit
shpesh më shikon
vezullim i xhevahirit
zemrën ma ngazëllon…
Të them mirëserdhe
ndoshta për ty është pak
moj muzë buzëmbrëmje,
shpirtin ma përflak.
Në një kthesë të kohës
ti përherë më pret
vezullim i moshës
por si flladë më ndjekë…
Në të dalë të shtegut,
Nën qerpik’ dëshirimi
Ndal i them ortekut
Të vijë lumturimi…
Ma trazove mendjen
në këtë moshë të vonë
mike, muzë e këngës,
refren që nuk mbaron.
ME TY DHE PRANVERËN JAMË I DASHURUAR.
Mos harro të më vish në festën e pranverës,
nëse nuk do të jem për një çast,
mos nguro të hapësh kanatën e zemrës,
futu brenda ashtu siç futet mëngjeseve një fllad.
Së shpejti unë do të vij dhe do kthehem
nga lëndinat me kurora lulesh ngarkuar,
se me ty unë kurrë nuk dua të zhgënjehem,
me ty dhe pranvarën jam i dashuruar.
Nëse do të vish më thuaj që të pres si përherë,
tek kodra me ullij gjithmonë e gjelbëruar,
do puthemi siç u puthëm në atë pranverë,
në vezullimin e yjeve nga qielli dërguar.
Tashmë duart tona nuk janë më të njoma,
buzët gjithmonë kanë mbetur të zjarrtësuara,
nga trupi ynë e njejtë është dhe aroma,
me aromën e të gjitha luleve kombinuar.
Nuk kemi nevojë për parfume franceze,
na mjafton veçse aroma me lule dele,
gumëzhima e bletëve është më e bukura muzikë,
pranvera përherë kurorëzon të gjitha dashuritë.
Kur të vish, mos harro të pishë pak ujë,
tek ai burim kur pimë për heren e parë,
nga zajrri rinor u ndez e bukura buzë,
dhe zemrat tona flakë kishin marrë.
Ti mikja ime e vjeter e rinisë së shkuar,
mos harro të vish në festën e pranverës,
ajo na mbanë gjithmonë të dashuruar,
se ajo ka akoma zjarrin gjurmëlënës.
Ti eja, prap ta ndezëm natën si pishtar
me puthjen tonë përjetësisht rinore,
të kthehemi rishtas tek dashuri e pare,
tek ajo natë që pikte nga qielli lule bore.
MOJ PIKA E MJALTIT…
Në dhomën tënde
do futem si flladi,
ti do jeshë në gjumë
moj pika e mjaltit.
Përmbi ballin tënd,
më tretet shikimi,
zemra nis një këngë,
në shpirt përvëlimi
Do ta largoj çarçafin,
do sodis dy gjinjtë
aty do ta tres mallin
si bora e prillit
Sa herë them të dua,
Fjalë me plot aromë,
Zjarri që s’u shua,
Mjalti që mjalton.
Zoti s’të bëri për vete,
Të bëri për mua,
Bukuri që më trete,
Hënë që u vezullua
Porsi valë e detit,
Zgjaten krahët e mia,
Folenë tek unë e gjeti,
Dashuri madhështia.
Nuk i ikm fatit
Nuk i ikim shpirtit,
Moj pika e mjaltit,
Guri i xhevahirit.
