Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Fernandez ka rënë dakord për një kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’, që do ta mbajë në ekip deri në vitin 2027
Bisedimit për rinovim filluan në korrik dhe tashmë lojtari është pajtuar të qëndrojë edhe më tej në ‘Old Traffod’, përcjell lajmi.net.
Portugezi u bashkua nga Sporting në janar të vitit 2020, me një kontratë pesë vjeçare, me opsion zgjatje për një vit, kështu propozimi i drejtuesve të ekipit ishte plus një vit shtesë.
Lojtari gjithashtu do të ketë rritje rroge dhe do ta bëjë portugezin lojtarin e tretë më të paguar në ekip, pas Ronaldo dhe De Gea.
Këtë sezon nuk kishte një periudhë të mirë me United, por në ndeshjet kualifikuese të Portugalisë, shënoi dy gola ndaj Maqedonisë së Veriut, kështu për ta dërguar vendin e tij në Kupën e Botës

