Friday, March 14, 2025
BallinaSportBrentford i Eriksen ia bën bajat Chelseat: Shënon 4 gola midis Stamford...

Brentford i Eriksen ia bën bajat Chelseat: Shënon 4 gola midis Stamford Bridge

Chelsea dhe Brentford u takuan sot në kuadër të xhiros së 29’të në Premier League. Ndonëse pritej fitore e lehtë për londinezët e Tuchel, nuk ndodhi ashtu, shkruan Gazeta Metro.


Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola, ndonëse nikoqirët e kishin dominuar ndeshjen.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi nga një gol i çmendur i Antoni Rudiger, i cili shënoi afër 30 metra larg portës së Brentford.

Por, nuk vonoi shumë dhe Brentford u kundërpërgjigj. Dy minuta pas golit të gjermanit, ishte Janelt ai që e barazoi rezultatin.

Në 11 minutat e ardhshëm, Brentford shënoi edhe dy gola të tjerë, përmes Eriksen e Janelt i cili shënoi përsëri.

Për të thelluar edhe më rezultatin, në minutën e 87’të Wissa dërgoi topin në rrjetën e Chelseat për ta çuar rezultatin në 1-4.

Chelsea javën e ardhshme përballet në një ndeshje të vështirë me Real Madrid në çerekfinale të Champions League./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT