Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritFREDERIK RRESHPJA: UNË VIJ TEK TI TË VDES, S’E KE KUPTUAR?

FREDERIK RRESHPJA: UNË VIJ TEK TI TË VDES, S’E KE KUPTUAR?

Lërmë të vij me ty!

Në fushë ecin ciganët dhe mbi supe
daullet u varen si kufoma,
ku shpirtrat e shkretëtirës
s’kanë për t’u zgjuar kurrë.

Nga çerdhja e shiut fluturoi
kënga e rëve tërë gjëmë.

Lërmë të vij me ty!
Ky është muzgu im i fundit.
Unë vij tek ti të vdes, s’e ke kuptuar?

Më duhet të vdes dhe më duhet pastaj
të shpërndaj gjakun tim mbi trëndafilat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT