Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritE diela poetike me poeten Rajmonda Shyta Kolvani

E diela poetike me poeten Rajmonda Shyta Kolvani

Petal trëndafili i trishtë.

Një gonxhe trëndafili,

Tutje u hodh, u flak,

Petalet buzëkuqe,

Të vrara, kulluan gjak…

Një petal, burbuqes, ju nda,

Erës, i erdhi keq,

Ledhatuar, e çoi larg.

Një zog, në fluturim ,e pa,

E mori me sqep,

Mbi flokët e vajzës , e la.

Po era , lëkundur, e mori prap,

Petal i kuqëluar,

Mbi vargun tim heshtur, ra.

Aty u struk, u fsheh

Dhe, eeh , su ndje.

Dhe vargu im , heshti, s’foli,

Shkëlqente mbi petal,

Si xhevair, një pikë loti,

Dhe fleta ime , u lag,

Ca gërma ,nga dhimbja coptuar

Në heshtje, u mbytën lotuar,

Një histori ,dashurie lënduar,

Një falje ,e kërkuar,

E refuzuar…

Nga gonxhja e trëndafilit,

Një nga një,gjith petalet,

Ranë dërmuar…

Më jep një puthje.

Erëcake, fluturake,

Buzë puthur, ëmbëlcake,

Avullore, lule bore,

Çupkë guackë, liqenore.

Zambak uji, më ke gojën,

Gjol i kaltër, të dha bojën,

Të dy syçkat, me blu ngjyer,

Shën Naumit i jam këthyer,

I kam rënë, në gjunjë, për lutje,

Të më japësh, veç ,një puthje.

Lot i mallit ,mer gremisur

Për një puthje ,të pa nisur,

Mu në zemrën ,çarë e krisur,

Çarë ,e krisur, prej sevdasë ,

Mos ma lerë , zemrën të plasë!

Lot për puthje, ah akull ngrirë,

Buza buzën, le ta çikë,

Lotin syrit, saa ta shkrijë…

Për atë Zot, kam për të vdekur,

Po më le, buzën pa prekur!

Tulipankë e pa duruar.

Në të ngrysur, filloi shiu,

Gjithë natën, lot kulloi,

Sytë e qielltë, ngadal fshiu,

Në të gdhirë, se ç’pushoi.

Era nis ,me fërshëllimë,

Përkëdhel, sythet ndër pemë,

Zogu nis me cicërimë,

Mirë se ardhje, për pranverë.

Reze e djellit, flakë ndizet,

Ndal mbi lule, t’ju marë erë,

Bisk i barit, nis harliset,

Lulja nis , gonxhe të çelë.

Çupkë e bukur, porsa ritur,

Tulipankë e pa duruar,

Mëndja keq, i qënka ngritur,

Për të bredhur, lozonjuar.

Syri ndrit, si pikël vesë,

Me dëshirë, për dashuri,

Sa të shohë, një djalë për besë,

Do t’i bëjë, shoqëri.

Moti nis, ngadalë, të ngrohet,

Gjethet vishen, jeshiluar,

Dashuritë, dëshirohen,

Djemtë vrapojnë, çupka kërkuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT