Friday, March 14, 2025
BallinaSportPSG i ofron shiritin e kapitenit Mbapes

PSG i ofron shiritin e kapitenit Mbapes

Paris Saint Germain i kanë ofruar Kylian Mbappes shiritin e kapitenit të ekipit, vetëm për ta bindur që të qëndrojë edhe më tej në ‘Parc des Princes’.

Kylian Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në qershor të këij viti dhe bisedimet për rinovim kanë ngecur që nga gushti i vitit të kaluar.

E ardhmja e Mbappes duket të jetë shumë larg Parisit, sipas të gjitha spekulimeve, ai do të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin e ardhshëm.

Ekipi francez nuk duan që 23 vjeçari të largohet, andaj kanë provuar edhe një mundësi për ta bindur lojtarin të qëndrojë.

Sipas ‘LEquipe’, Paris Saint Germain, i kanë ofruar Mbappes shiritin e kapitenit, për ti treguar atij rëndësinë që ka francezi në ekip,

Aktualisht kapiten i ekipit francez, është braziliani Marquinhos.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit nga Franca.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT