Thursday, March 13, 2025
BallinaSportInter pas dhjetë vjetësh triumfon si mysafir ndaj Juventus

Inter pas dhjetë vjetësh triumfon si mysafir ndaj Juventus

Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Interit është rikthyer te fitorja në Serie A.

Kampioni në fuqi italian sonte shënoi fitore ndaj Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Nerazzurrët” e shënoi Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë, në fundin e pjesës së parë.

Interi pas kësaj fitore ka 63 pikë dhe renditet i treti në tabelë, me tri pikë më pak se Napoli e Milani, me “Rossonerët” që janë liderë.

Kurse, Juventusi mbetet me 59 pikë në pozitën e katërt

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT